image Propozimi për martesë në majë të Empire State Building i çon të fejuarit para gjykatës

Botë

Propozimi për martesë në majë të Empire State Building i çon të fejuarit para gjykatës

news image

Një propozim i pazakontë për martesë në majë të ndërtesës ikonike Empire State Building në New York përfundoi me pasoja ligjore për një çift aventurierësh.

Angela Nikolau dhe Ivan Beerkus akuzohen për rrezikim të jetës, hyrje të paligjshme dhe vepra të tjera penale, pasi u ngjitën në antenën e rrokaqiellit dhe shpalosën një pankartë me mesazh për dashurinë dhe paqen.

Sipas prokurorëve, Beerkus u ka thënë policëve se dëshironte të bënte “diçka të veçantë” për fejesën e tyre, ndërsa pas daljes nga gjykata ai deklaroi shkurt: “Ne besojmë te dashuria.”

Dyshja njihet për ngjitjet në ndërtesa të larta dhe ishte protagoniste e dokumentarit të Netflix “Skywalkers: A Love Story”, i cili rrëfen historinë e tyre dhe aventurat në rrokaqiej.

Autoritetet amerikane vlerësojnë se veprimi i tyre rrezikoi sigurinë publike, pasi çifti u ngjit në një lartësi prej rreth 443 metrash dhe shpalosi një pankartë me mesazhin: “Kur fuqia e dashurisë ta mposhtë dashurinë për pushtet, bota do ta njohë paqen.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/