Një përleshje që ka filluar në Zhur të Prizrenit ka përfunduar me djegien e një garazhde ku në të gjendeshin edhe një veturë, një motoçikletë dhe gjëra të tjera.
Rasti kishte ndodhur në orët e mëngjesit të premtes. Pronari së bashku me dy punëtorë të tij kishte rrahur personin, por ky i fundit në shenj hakmarrje i ka djegur garazhden.
Katër personat janë arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa personi i rrahur ka pranuar ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në mbajtje.
“I dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që është rrahur nga pronari i lokalit dhe dy punëtorët e tij të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, i njëjti i ka vënë zjarrin garazhdës të pronarit të lokalit. Si pasojë e zjarrit, janë djegur një veturë, një motoçikletë dhe disa gjësende tjera. Katër të dyshuarit janë arrestuar, ku i dyshuar i rrahur ka pranuar tretman mjekësor me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës/Gazeta Sinjali/.