image Pronari dhe operatori i anijes që shkaktoi shembjen e urës në Baltimore do të paguajnë 100 milionë dollarë

Botë

Pronari dhe operatori i anijes që shkaktoi shembjen e urës në Baltimore do të paguajnë 100 milionë dollarë

news image

Dy kompanitë që kanë në pronësi dhe menaxhojnë anijen e mallrave që shkaktoi shembjen e urës pranë portit në Baltimore kanë rënë dakord që të paguajnë më shumë se 100 milionë dollarë për të zgjidhur pa gjyq një padi të ngritur nga Departamenti i Drejtësisë.

Marrëveshja vjen një muaj pasi Departamenti i Drejtësisë ngriti padi ndaj firmës që ka në pronësi anijen “Dali”, “Grace Ocean Private Ltd.” dhe kompanisë që e menaxhon atë, “Synergy Marine Group”, që të dyja me seli në Singapor.

Aktpadia kërkonte një dëmshpërblim prej më shumë se 100 milionë dollarësh të shpenzuara nga qeveria amerikane për të pastruar mbetjet dhe rihapur potin e qytetit Baltimore.

Anija Dali nga Singapori, 299 metra e gjatë, po nisej nga porti i Baltimores për në Sri Lanka kur u përplas me urën.

/GazetaSinjali/