image Promovimi i librit të gruas së Kurtit, Vuçiq: Problemi ynë është se pse Vetëvendosje nuk është thelb i lirisë vetëm për serbët

Politikë

Promovimi i librit të gruas së Kurtit, Vuçiq: Problemi ynë është se pse Vetëvendosje nuk është thelb i lirisë vetëm për serbët

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka komentuar promovimin e librit të gruas së Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës në Beograd.

Ai pyeti se si është e mundur që Vetëvendosje është thelbi i lirisë për të gjithë popujt, përveç serbëve.

“Si ndodhë që për norvegjezët dhe shqiptarët dhe për të gjithë evropianët, Vetëvendosja është thelbi i lirisë dhe demokracisë dhe vetëm për serbët jo ?”, pyeti Vuçiq.

I pari i Serbisë deklaroi se nuk e dinte për promovimin e librit, duke shtuar nuk ishte problemi i tij.

“Ne nuk kemi frikë nga fjalët apo librat e askujt. Serbia duhet të jetë mbi këtë”, tha ai, duke shtuar se problemi i tyre është se si Vetëvendosja shihet kudo si mishërim i lirisë, përveç në rastin e Serbisë.

“Na tregoni se kulmi i mendimit liridashës u lejohet të gjithëve përveç serbëve. Na thoni që është kështu dhe ne e dimë se nuk ka parime, se nuk ka. Le t’i quajmë gjërat me emrat e tyre të vërtetë”, tha Vuçiq, shkruan B92./Gazeta Sinjali/