image Prokurorja e Speciales: Do të hetohen disa materiale që u konfiskuan në shtëpitë e ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë

Prokurorja e Speciales: Do të hetohen disa materiale që u konfiskuan në shtëpitë e ish-krerëve të UÇK-së

news image

Pranë Dhomave të Specializuara në Hagë ka filluar konferenca statusore në rastin kundër Thaçi, Veselit, Selimi dhe Krasniqit, shkruan Gazeta Sinjali.

Prokurorja e rastit ka thënë se ka mbetur që të hetohen një numër i materialeve që i kanë konfiskuar gjatë bastisjeve në shtëpitë e ish-krerëve të UÇK-së.

“Një numër i këtyre hapave hetimorë mund të kryhen vetëm kur çështja mund të bëhet publike. Një pjesë e materialeve që u morën gjatë këtij hetimi. Prokuroria përpiqet që nxjerrja e materialeve të jetë në rregull dhe pala mbrojtëse dhe gjykata të informohet në mënyrën e duhur”, ka thënë prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Sepcializuar./Gazeta Sinjali/