image Prokuroria Themelore në Pejë mban tryezë për rastet e dhunës në familje dhe trajtimin e të paraburgosurve

Drejtësi

Prokuroria Themelore në Pejë mban tryezë për rastet e dhunës në familje dhe trajtimin e të paraburgosurve

news image

Prokuroria Themelore në Pejë, me mbështetjen e OSBE-së, është duke mbajtur një tryezë  lidhur me “Rastet e dhunës në familje dhe trajtimin e personave të paraburgosur me nevoja të shëndetit mendor”.

Në ketë tryezë të pranishëm janë 35 persona, përfshirë zyrtarë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Pjesë e panelit diskutues ndër të tjerë janë Agim Kurmehaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë, Laura Pula nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Mark Lasser, Shef i Sektorit për Drejtësi dhe Ligj, OSBE, Nushe Kuka Mekaj nga Gjykata Themelore në Pejë, etj.

/GazetaSinjali/