image Prokuroria Themelore e Prizrenit merr vendim për policin që plagosi dy persona në Dragash

Drejtësi

Prokuroria Themelore e Prizrenit merr vendim për policin që plagosi dy persona në Dragash

news image

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka marrë vendim për policin Fadil Kadriaj që plagosi dy persona në fshatin Glloboqicë të Dragashit, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali nga Prokuroria bëjnë me dije se pas intervistimit, prokurori kujdestar ka urdhëruar ndalimin prej 48 orësh për zyrtarin policor.

Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për policin Fadil Kadriaj që plagosi dy persona në Dragash.

Sinjali mësoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Glloboqicë të kësaj komune.

Sipas policisë së Kosovës deri tek ngjarja ka ardhur pas një mosmarrëveshje që kishte i dyshuari me viktimat. Ende nuk dihet se për çfarë mosmarrëveshje bëhet fjalë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Sinjali/