image Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë ndaj tre personave për mashtrim

Drejtësi

Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë ndaj tre personave për mashtrim

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve me iniciale G.B., B.Z., A.I., pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale, shkruan Gazeta Sinjali.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se të pandehurit G.B., B.Z., në bashkëkryerje me të pandehurin E.O., i cili gjendet në arrati, pas marrëveshjes paraprake me dashje dhe dijeni të qëllimit të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo personin tjetër me paraqitjen e rrejshme të fakteve e kanë mashtruar të dëmtuarit N.T., H.G., L.M., D.K.,  A. Sh.

Të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Mashtrimi në tentativë’’.

Ndërkaq, i pandehuri  A.I., me dashje dhe dijeni i ka ndihmuar të pandehurve E.O., i cili gjendet në arrati dhe të pandehurit G.B dhe B.Z, në kryerje të veprës penale duke u vënë në dispozicion mjetet për kryerjen e veprës penale’.

Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën  penale ‘’Mashtrimi në bashkëkryerje në ndihmë’.

/GazetaSinjali/