image Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë kundër dy personave për fajde

Siguri

Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë kundër dy personave për fajde

news image

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave të dyshuar për fajde, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo prokurori ka njoftuar se ndaj të pandehurve me inicialet R.J dhe H.D, sot i është ngritur aktakuzë nga Departamenti Special i Prokurorisë.

“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit e lartcekur me dashje dhe me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare vazhdimisht kanë dhënë para me fajde me kamat mujore dukshëm jo proporcionale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas aktakuzës, me këto veprime i pandehuri R.J akuzohet se ka kryer veprën penale në vazhdim ‘’Fajdeja’’  nga neni 331  paragrafi 2 të KPRK-së, ndërkaq i pandehuri H.D akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Ndihma në kryerjen e veprës penale Fajde’’, nga neni 331 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.  

/GazetaSinjali/