Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që dyshohen për marrje ryshfeti.
Bëhet e ditur se aktakuza në Gjykatën Themelore në Prishtinë u ngrit kundër të pandehurve A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P., të cilët ishin me detyrë në pikën kufitare në Vërmicë.
“Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: ‘Marrja e ryshfetit’“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.