Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kundër gjashtëmbëdhjetë të pandehurve me inicialet, Sh.R., M.M., F.M., G.N., V.H., A.R., O.E., F.B., R.B., Q.M., Sh.B., M.K., S.B., F.Sh., A.Q., A.H, shkruan Gazeta Sinjali.
Prokuroria bënë të ditur se të pandehurit e lartcekur akuzohen se kanë kryer veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 300 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, lidhur me veprën penale në formë të pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar nga neni 283 të KPRK-së./GazetaSinjali/