Më 15 janar të këtij viti, Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për arrestimin e Bahadir Aksoy, pronar i kompanisë “Universal Food”, për shkak të dyshimit se kishte avulluar 2 mijë e 519 ton grurë nga rezervat shtetërore të Kosovës gjatë vitit 2019.
I njëjti ishte arrestuar për veprën penale “shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Por Sinjali ka mësuar sot se Prokuroria Speciale ia ka zëvendësuar masën e paraburgimit.
Burime brenda Prokurorisë Speciale i thanë Sinjalit se prokurori i Speciales që është duke hetuar rastin e avullimit të rezervave shtetërore, ka parashtruar në gjykatë kërkesë për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masë të arrestit shtëpiak.
Sipas këtij burimi, Bahadir Aksoy, tashmë veç është në shtëpi.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Speciale, dëmi që dyshohet se kompania e Bahadir Aksoyt i ka shkaktuar shtetit të Kosovës është 615 mijë euro./Gazeta Sinjali/