Policia e Kosovës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar një operacion më 30 qershor 2026 në Prishtinë, ku janë sekuestruar asete me vlerë rreth 1 milion euro.
Sipas njoftimit, operacioni është realizuar në kuadër të një hetimi për pastrimin transnacional të të ardhurave që dyshohet se rrjedhin nga trafikimi i drogës, një rast i ndjekur nga autoritetet italiane dhe franceze, në bashkëpunim me Europol dhe Eurojust, si dhe në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës.
Po ashtu, është bërë e ditur se për këtë operacion, si dhe për aktivitetet dhe punën e realizuar gjatë periudhës gjashtëmujore të Prokurorisë Speciale, sot mbahet konferencë për media në orën 14:30, në ambientet e Prokurorisë Speciale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!