image Prokuroria Speciale kërkon arrestimin e tre personave, njëri dyshohet për krime lufte

Drejtësi

Prokuroria Speciale kërkon arrestimin e tre personave, njëri dyshohet për krime lufte

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka lëshuar dy kërkesa për urdhër arrest ndaj tre personave të dyshuar për  vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta Sinjali.

Prokuroria Speciale bënë të ditur se kërkesa e parë e urdhër arrestit ka të bëjë kundër një personi për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” sipas ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtarë.

Ndërsa, kërkesa e dytë e urdhër arrestit është kundër dy personave, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 422 paragrafi 1 i KPRK. /GazetaSinjali/