image Prokuroria për 24 orë ndalon tetë persona të dyshuar

Kosovë

Raporti/ Prokuroria për 24 orë ndalon tetë persona të dyshuar

news image

Gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroritë Themelore janë ndaluar tetë persona, si dhe është bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi për vepra të ndryshme penale, njofton Prokurori i Shtetit.

Tre nga personat e dyshuar, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një person të dyshuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Prokuroria Themelore e Pejës ka ndaluar katër persona të  tjerë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë ditës së fundit ka ndaluar një person të dyshuar./Gazeta Sinjali/