Shërbimi Korrektues i Kosovës dje njoftoi se mbrëmjen e së martës, ka ndërruar jetë një burgosur me inicialet R.S, i cili po trajtohej në Klinikën e Neurologjisë, QKUK.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se kjo prokurori ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj vdekjeje.
Këto burime kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i R.S., është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Sipas SHKK-së, tani i ndjeri gjatë mbajtjes së dënimit, ishte diagnostikuar me tumor malinjë në regjionin e pelvikut./GazetaSinjali/