image Prokuroria nis hetimet për rrahjen brutale të të moshuarës në Pejë, ndalohen për 48 orë dy punëtoret

Siguri

Prokuroria nis hetimet për rrahjen brutale të të moshuarës në Pejë, ndalohen për 48 orë dy punëtoret

news image

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton se pas publikimit të video-incizimit në rrjetet sociale të sulmit ndaj një gruaje të moshuar në shtëpinë e të moshuarave në Pejë, kanë ndaluar për 48 orë dy të dyshuara për sulmin ndaj të moshuarës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Sinjalin arrestimin e dy vajzave, të dyshuara për rrahjen e të moshuarës. Teksa të njëjtat me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Dy prokurorët e shtetit dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit  janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi””, njofton prokuroria.

Tutje, në njoftim thuhet se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtoj mundësin e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Pamjet çnjerëzore teksa rrahet e moshuara mund t’i shikoni në videon më poshtë.

/GazetaSinjali/