image Prokuroria nis hetimet për 26 vjeçarin që vdiq dje në Qendrën Studentore

Kosovë

Prokuroria nis hetimet për 26 vjeçarin që vdiq dje në Qendrën Studentore

news image

Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka filluar të ndërmarr të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur në një njoftim për medie, zyra për komunikim e kësaj prokurorie.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka filluar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, babai i 26-vjeçarit, Naim Musliu, sot ka deklaruar se djali i tij ka pasur probleme shëndetësore, e se fajtor për atë se çka ka ndodhur janë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe u.d. i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla./ Gazeta Sinjali/