image Prokuroria nis hetimet pas raportimeve për punësime në KEK

Drejtësi

Prokuroria nis hetimet pas raportimeve për punësime në KEK

news image

Sot, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka nisur hetime për pretendimet se janë kryer shkelje ligjore në procesin e rekrutimit të qindra personave në konkursin e KEK-ut, shkruan Gazeta Sinjali.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, pas raportimeve të publikuara në disa portale lidhur me pretendimet se janë kryer shkelje të rënda ligjore në procesin e rekrutimit të qindra personave në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka iniciuar hetime, ashtu që do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të këtyre pretendimeve, konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Në media është raportuar për punësimin e qindra personave, të afërt me Lëvizjen Vetëvendosjen, përmes një konkursi të hapur për punësim nga Korporata Energjetike e Kosovës.

/GazetaSinjali/