image Prokuroria nis hetimet pas publikimit të videos ku manipulohet me vota nga diaspora

Kosovë

Zgjedhje/ Prokuroria nis hetimet pas publikimit të videos ku manipulohet me vota nga diaspora

news image

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë e Kosovës për të ndërmarr  veprime hetimore ndaj një video incizimi të publikuar në rrjetet sociale, ku shihet manipulimi me vota nga diaspora.

Bëhet fjalë për një video e cila ka qarkulluar nëpër media, ku tre persona shihen duke u përfshirë në votimet që po zhvillohen në Diasporë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu.

“Pas publikimit në disa portale informative, lidhur me qarkullimin e një video- incizimi, e cila ka të bëjë me tre persona të përshirë në votimin dhe procesin zgjedhor që po zhvillohet në diasporë, për t’i dërguar në Zyrat e KQZ-zë në Prishtinë, përmes postës, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve përkatëse hetimore, duke iniciuar si rast paraprak penal”, ka thënë Lutfiu.

Lidhur me këtë video ka reaguar edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Ajo ka bërë të ditur se KQZ mund të bëjë vetëm verifikimin e dokumenteve të cilat u bashkëngjiten votave, kurse pjesa tjetër, në rast se ka manipulime, i mbetet organeve kompetente.

Duke e pranuar se manipulime të tilla edhe mund të ndodhin, Daka, kujtoi edhe rastin e vitit 2013-të, kur KQZ kishte anuluar mijëra vota nga Serbia./Gazeta Sinjali/