image Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një personi për ndërtim pa leje në Prevallë

Siguri

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një personi për ndërtim pa leje në Prevallë

news image

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Ndërtim pa leje”.

I dyshuari B.K, nga muaji shtator deri në muajin nëntor të vitit 2021 ka ndërtuar pa leje në Prevallë, duke ndërhyrë kështu në natyrë të Parkut Kombëtar “Sharri”, përkundër faktit se ka qenë i vetëdijshëm se për këtë qëllim nuk posedon leje paraprake ndërtimore të lëshuar nga organet kompetente, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas aktakuzës, nga data 16.09.2021 deri më datë 09.11.2021, në fshatin turistik Prevallë – Komuna e Prizrenit, saktësisht në zonën e tretë, afër rrugës kryesore Prevallë – Shtërpcë, i pandehuri kryen punë ndërtimore të kundërligjshme, në zonën e cila sipas ligjit përbën zonë të mbrojtur, në atë mënyrë që pa leje ndërtimi të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, në kundërshtim me nenin 14 të Ligjit për Ndërtim, bënë ndërtimin e tri (3) mureve mbrojtëse si dhe një (1) pllakë nga betoni, me material të vrazhdë, duke ndërhyrë në natyrë të Parkut Kombëtar “Sharri”, përkundër faktit se ka qenë i vetëdijshëm se për këtë qëllim nuk posedon leje paraprake ndërtimore të lëshuar nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Po ashtu, gjatë inspektimit në terren të punimeve nga mbikëqyrësi i zonave të mbrojtura të Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”, i dyshuari ishte hasur duke kryer punime.

Andaj, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i dyshuari për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

/Gazeta Sinjali/