image Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Dardan Molliqajt për rrahjen me Haki Abazin

Drejtësi

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Dardan Molliqajt për rrahjen me Haki Abazin

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Dardan Molliqajt për një përleshje fizike që kishte ndodhur me ish-zëvendëskryeministriN Haki Abazi pas një debati televiziv, më 11 shtator 2019.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 14.02.2020, ka ngritur Aktakuzë ndaj personave me inicialet F.S., dhe D.M., në drejtim të veprës penale “Sulmi”, nga neni 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i çështjes, rastin e ka proceduar në Gjykatën Themelore në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.”, thuhet në përgjigjen e Ulajt.

Gazeta Sinjali kishte publikuar pamjet eksluzive të përleshjes në mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit.

Përfaqësuesit e PSD-së dhe VV-së ishin përfshirë në përleshje fizike, pas një debati televiziv i cili ishte i shoqëruar me tensione, akuza e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Dhuna fizike mes Molliqajt e Abazit kishte eskaluar në korridorin e një kolegji, teksa po dilnin nga studioja e improvizuar televizive ku po trasmetohej emisioni ndërsa e tërë ngjarja ëshë filmuar nga kamerat e sigurisë./Gazeta Sinjali/