image Prokuroria ngre aktakuzë me kërkesën për dëbim të dy rusëve që u arrestuan dje në Jarinjë

Drejtësi

Prokuroria ngre aktakuzë me kërkesën për dëbim të dy rusëve që u arrestuan dje në Jarinjë

news image

Një burrë dhe një grua me pasaporta të Rusisë u ndaluan në pikën kufitare të Jarinjës – pjesa veriore e Kosovës – pasi nuk kishin viza të Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, ata kishin ardhur nga Nishi i Serbisë dhe dyshimet janë se kanë kaluar nëpër rrugë ilegale.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj tyre me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës.

Këtë për Sinjalin e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë për dy personat e ndaluar, ka ngritur aktakuzë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare””, ka thënë Preteni.

/GazetaSinjali/