image Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim për dy të dyshuar për ryshfet në zgjedhje

Siguri

Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim për dy të dyshuar për ryshfet në zgjedhje

news image

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Marrja ose dhënia e ryshfetit lidhur me votimin”.

Sipas njoftimit, rasti dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Gorazhdevc të komunës së Pejës gjatë procesit zgjedhor, ku të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Prokuroria ka bërë të ditur se në bashkëpunim me organet e rendit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të rastit dhe sigurimin e provave relevante.

Institucioni i akuzës ka theksuar se mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe në ndjekjen e çdo veprimi që cenon votën e lirë dhe proceset demokratike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/