image Prokuroria në Itali nis hetimet për vdekjen e të moshuarve nga moti i keq

Evropë

Prokuroria në Itali nis hetimet për vdekjen e të moshuarve nga moti i keq

news image

Prokuroria e qytetit të Ravenës në Itali ka nisur sot një hetim për të zbardhur shkaqet e vdekjes së të moshuarve, banorë të rajonit Emilia Romagna, të cilët humbën jetën për shkak të motit të keq që ka goditur rajonin tre ditët e fundit.

Lidhur me vdekjen e një 75-vjeçari, fqinjët thanë se kanë kërkuar ndihmë të menjëhershme për shpëtimin e tij por organet kompetente kanë mbërritur me vonesë.

Megjithatë, mediat italiane raportojnë se, në lidhje me situata të tjera emergjente, këtë herë janë aktivizuar menjëherë mekanizmi i Mbrojtjes Civile të vendit dhe Zjarrfikësit, por përmasat e fatkeqësive kanë qenë të paprecedentë.

Deri më tani numri i të vdekurve ka shkuar në 14, ndërsa nuk dihet nëse ka ende të zhdukur.

/GazetaSinjali/