image Prokuroria në Hagë tregon se kur pritet të përfundojnë hetimet ndaj Salih Mustafës

Kosovë

Prokuroria në Hagë tregon se kur pritet të përfundojnë hetimet ndaj Salih Mustafës

news image

Ka nisur konferenca statusore në çështjen e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa në Hagë, shkruan Gazeta Sinjali.

Mustafa nuk po merr pjesë në këtë seancë gjyqësore. Këtë e ka konfirmuar në seancë, avokati i tij, Julius Von Bone.

Prokurori nga Zyra e Prokurorit të Specializuar deklaroi se presin që në mesin e shkurtit ta dorëzojnë dosjen paraprake të hetimin në rastin Mustafa.

“Ne mendojmë si Prokurori që të përfundohet faza paraprake në shkurt dhe të vazhdohet me dorëzimin e dosjes paraprake sipas rregullës 95/4. Ne themi që do ta dorëzojmë këtë dosje më 15 shkurt dhe duhet të përpiqemi ta fillojmë çështjen më 15 mars 2021”, tha prokurori.

Kjo është seanca e katërt me radhë që po mbahet ndaj Salih Mustafës.

Gjatë kësaj seance është paraparë që të diskutohet për rrjedhën e procedurës dhe të mësohet nëse ZPS i ka ofruar mbrojtjes të gjitha provat dëshmuese dhe cilat prova kanë mbetur pa u zbuluar.

Në këtë seancë pritet gjithashtu që Zyra e Prokurorit të Specilizuar të tregojë nëse i ka përfunduar hetimet në rastin e Mustafës, apo se kur pritet t’i përfundojë ato.

Ne mendojmë si Prokurori që të përfundohet faza paraprake në shkurt dhe të vazhdohet me dorëzimin e dosjes paraprake sipas rregullës 95/4. Ne themi që do ta dorëzojmë këtë dosje më 15 shkurt dhe duhet të përpiqemi ta fillojmë çështjen më 15 mars 2021.”

Salih Mustafa u arrestua në shtator të vitit 2020 nga EULEX-i dhe po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që përfshijnë vrasje, tortura e trajtim çnjerëzor.

/Gazeta Sinjali/