Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda sot ka nxjerrë urdhër për ngrirje të përkohshme të aseteve të të dyshuarve që u kapën gjatë aksionit të këtij institucioni kundër fajdes në rajonin e Pejës.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ky urdhër është marrë me qëllim të parandalimit të shitjes dhe transferimit të pronësisë te personat e tretë.
Të dyshuarit që u kapën gjatë aksionit të Prokurorisë janë:
Përveç arrestimit të të dyshuarve, janë sekuestruar edhe
45 mijë e 700 para të gatshme,
10 vetura,
12 armë të zjarrit,
Mbi 540 fishekë
15 telefona.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.