Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës V.K., nga Ferizaj, për shkak se dyshohet që ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas kërkesës, ekziston dyshimi se me datë 10 prill në banesën e saj, e pandehura si nënë i ka keqtrajtuar fëmijët e saj duke përdorur forcë dhe duke iu shkaktuar lëndime fizike.
Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh ndërsa fëmijët janë dërguar në strehimore./Gazeta Sinjali/