image Prokuroria jep detaje për vrasjen në Prishtinë

Kosovë

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Prishtinë

news image

Laureta Ulaj, zyrtare për informim në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ka konfirmuar disa prej informacioneve të fundit për vrasjen me armë zjarri në Prishtinë, ku një person mbeti i vdekur dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.

Ulaj ka thënë se informacionet e para janë se konflikti ka ndodhur për shkaqe pronëseo, por i gjithë ky rast pritet të hetohet.

“Informacionet e para janë se fillimisht janë plagosur katër persona, ndërsa njëri prej tyre më pas ka ndërrar jetë. Informacionet paraprake janë se arsyeja mund të ketë qenë për shkaqe pronësore, por një gjë e tillë pritet të hetohet”, ka deklaruar Ulaj për Sinjalin.

Sinjali më herët ka raportuar se një anëtar i familjes Mehmeti ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë nga kjo familje kanë mbetur të plagosur për shkak të një konflikti pronësor me familjen Rafuna.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e sigurta se familja Rafuna është përfshirë në konflikt me familjen Mehmeta.

Familjet kanë pasur një konflikt pronësor për çka fillimisht kishte pasur konflikt fizik e më pas janë përdorur edhe armët, ka raportuar Sinjali pak minuta më parë.

Për Sinjalin nga QKUK është konfirmuar vdekja e një personi dhe tre të tjerë që kanë mbetur të plagosur.

“4 persona kane ardhur në emergjencë, përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekesor,1 ka vdekur nuk ka arrite të ju mbijetoj plagëve. 3 të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikes Emergjente”, kanë deklaruar nga QKUK./Sinjali/