image Prokuroria jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të 53-vjeçarit në Gjilan

Siguri

Prokuroria jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të 53-vjeçarit në Gjilan

news image

Gazeta Sinjali raportoi më herët se sot gjatë mesditës është gjetur një trup i pajetë në fshatin Bresalc të Gjilanit e që sipas Policisë dyshohet se është vetëvrasje.

Prokurori në këtë rast, Shaban Spahiu, në një përgjigje për Sinjalin ka bërë të ditur se identifikimi i tij ka zgjatur disa orë për shkak se ai nuk kishte mjete të identifikimit.

“Policia ka qëndruar disa orë në vend të ngjarjes dhe ka qenë problem identifikimi i tij sepse s’ka pasur dokumentacion me vete. Ai i ka lënë të gjitha dokumentet në një vilë ku ka pushuar me disa shokë dhe ka dalë pa marr asgjë me vete”, tha Spahiu.

Sipas tij, dyshohet se viktima kishte qenë në një fazë depresive./Gazeta Sinjali/