image Prokuroria e Speciales kërkon që gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve të nisë në verën e vitit 2021

Kosovë

Prokuroria e Speciales kërkon që gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve të nisë në verën e vitit 2021

news image

Ka filluar konferenca statusore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, shkruan Gazeta Sinjali.

Prokurorja Speciale ka përmendur verën e vitit 2021 si afat kur do të nis gjykimi i kësaj çështjeje.

“Të gjitha këto nxjerrje materialesh do të diskutohen më vonë. Vet aktakuza përmbanë pretendime të detajuara për akuzat. Në këtë moment, dhe duke u nisur nga hollësitë, për sa i përket aktakuzave duhet të bëhen edhe disa redaktime. Duhet të ndjekim urdhërin e juaj për masa mbrojtëse. Në pika të shkurtra mbrojtja ka informacion të bollshëm për të filluar hetimet menjëherë. Ne ua kemi bërë të ditur afatin e nxjerrjes së materialeve. Nga informacioni që ka mbrojtja, çështja nuk është një befasi për mbrojtjen ngase ka material të bollshëm. Për mendimin e ZPS-së nuk ka arsye që gjykimi i kësaj çështjeje të fillojë në verën e vitit 2021”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/