Gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Sferkë janë helmuar disa protestues. Lidhur me këtë nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë dhënë më shumë detaje.
Shkodran Nikçi-zëdhënës në Prokurorinë Themelore në Pejë ka thënë se deri në këto momente një person është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor ndërsa personat e tjerë tretmanin mjekësor e kanë marrë në vendin e ngjarjes.
“Në vendin e ngjarjes janë disa persona të cilët janë duke protestuar. Si pasojë e situatës së krijuar në vend të ngjarjes janë Polica e Kosovës dhe ekipet emergjente. Gjithashtu edhe zjarrëfikësit. Deri në këto momente një person është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, kurse në vendin e ngjarjes janë trajtuar nga ekipet mjekësore disa persona’’.
Po ashtu është bërë e ditur se Prokurori i shtetit ka kërkuar që të shtohen masat e ekipeve te zjarrfikësve në vendin e ngjarjes për të lokalizuar zjarrin, shkruan Insajderi.
“Njëkohësisht javën e kaluar kur ka kapluar zjarri ketë deponi te mbeturinave, përveç Policisë se Kosovës, prokurori i shtetit ka autorizuar edhe ekspertin e zjarreve për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe për të deponuar në Prokurori raport lidhur me të gjeturat. Eventualisht nëse është nga faktori njeri, do të ndërmerren te gjitha veprimet e nevojshme për arrestuar personin apo personat përgjegjës’’, ka shtuar ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!