Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës është duke realizuar një aksion, me ç’rast janë duke u bërë bastisje në disa lokacione, mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.
Kështu njofton Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media derisa detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, si dhe pas aprovimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, është duke realizuar një aksion, me ç’rast janë duke u bërë bastisje në disa lokacione, mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit”.
“Për zhvillimet rreth këtij aksioni do të njoftoheni me kohë”, thuhet tutje.