image Prokuroria del me njoftim për vrasjen në Gjilan, personat e dyshuar nuk janë identifikuar akoma

Siguri

Prokuroria del me njoftim për vrasjen në Gjilan, personat e dyshuar nuk janë identifikuar akoma

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet emergjente në vendin e ngjarjes, ndërkaq personat e dyshuar akoma nuk janë arrestuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka raportuar se viktima e këtij rasti është 37-vjeçari, Sokol Osmani.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ndërkaq edhe Prokuroria Themelore e Gjilanit ka lëshuar një njoftim në lidhje me këtë rast.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se gjatë ditës së sotme, më datë 7 nëntor 2024, në rrugën ‘’Mërgimtarët e Gjilanit’’, në Gjilan, rreth orës 14h, një person është gjetur pa shenja jete.

Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda dhe njësitet tjera relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga hetimet e para dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjilan, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, në mënyrë që të identifikohen personat e dyshuar”, shkruhet në njoftim.

/GazetaSinjali/