image Prokuroria amniston Lekajn edhe pse gjeti prova për favorizim të një kandidati në skandalin për patentë shoferë

Ekskluzive

Prokuroria amniston Lekajn edhe pse gjeti prova për favorizim të një kandidati në skandalin për patentë shoferë

news image

Gazeta Sinjali ka siguruar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kundër tre ish-zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës në kohën e Pal Lekajt. Ne mesin e të akuzuarve është është edhe këshilltari i ish-ministrit Lekaj, Pjetër Ndou, i cili dyshohet për përfshirjen në  keqpërdorime me patentë-shoferë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përveç Ndout, akuzohet edhe Nebih Shatri, ish UD i sekretarit të Përgjithshëm në këtë ministri, si dhe Kadri Krasniqi, ish-drejtor i Departamentit të Automjeteve në MI për keqpërdorim të pozitës dhe marrje të ryshfetit për kandiatët për ekzaminerë, ku janë paguar nga 10 mijë euro për çdo kandidat.

Në provat të cilat ka siguruar Prokuroria është edhe një bisedë e Pal Lekajt me Pjetër Ndoun, e cila është në kundërshtim me deklaratën e Lekajt të dhënë në Polici.

Çfarë deklaroi në Policinë e Kosovës, ish-ministri Pal Lekaj?

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj më 24 janar të vitit 2018 ka thënë se këshilltari i tij, Pjetër Ndou ka qenë i obliguar që të monitorojë procesin e lincensimit dhe rekrutimit të pyetësve teorikë dhe nëse ka pasur ndonjë çështje që nuk ka qenë në përputhje me ligjin, ka qenë po ashtu i obliguar që ta njoftojë.

Ndonëse Lekaj në deklarimin e tij ka mohuar se ka pasur informacione për këtë çështje, e vërteta siç duket nuk qëndron kështu, pasi ai është interesuar për njërin nga kandidatët.

Në kaudër të provave për këtë skandal është edhe biseda e këshilltarit Pjetër Ndou me shefin e tij, Pal Lekaj, në korrik të vitit 2018, ku Lekaj i kërkon vartësit të tij “të merret me një kandidat”.

“Ej a po merresh me L.M. (emër i njohur për redaksinë) sot në ora 9 e ka për motor”, thuhet në bisedën që prokuroria ka siguruar si provë.

Sipas prokurorisë, i njëjti kandidat pas verifikimit të listave, ka qenë në listë dhe në rezultatet për kandidatët kishte kaluar testin me 88 pikë.

Për këtë bisedë Lekaj ka deklaruar se kandidatin L.M. nuk e ka njohur, por është interesuar që mos t’i shkelet ndonjë e drejtë si kandidat për patentë-shoferë të kategorisë A dhe më nuk është marrë me këtë çështje. Lekaj ka shtuar po ashtu se nuk e ka ndihmuar të njëjtin për ta kaluar testin por vetëm që të trajtohet në mënyrë të barabartë. 

Kërkesa e Lekajt për të mos iu shkelur të drejtat një kandidati, emrin e të cilit ia përmend, duket absurde e aq më pak në bisedë me këshilltarin e tij politik.

Veprimi i Lekajt nga prokuroria është amnistuar pasi që një veprim i tillë në raste të tjera do të konsiderohej “ushtrim ndikimi”.

Pjetër Ndou, akuzohet se në mënyrë të drejtpërdrejtë, me qëllim të përftimit të të tjerëve, duke qenë në këtë pozitë në vazhdimësi ka ushtruar ndikim te zyrtarët e së njëjtës ministri për dhënien e provimit të testit teorik për patentë shoferë, punësim dhe tender.

/GazetaSinjali/