Prokurori italian i Antimafias, Federico Cafiero De Raho theksoi sot se regjimi i posaçëm i burgosjes së personave të cilët rezultojnë anëtarë të bandave të krimit të organizuar është mjet që parandalon lidhjet e tyre me persona të tjerë që ndodhen jashtë qelive të burgut.
Duke folur para mediave, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, prokurori Italia, De Raho theksoi se ketë “formulë’ e disponon vendi fqinj prej vitesh dhe kjo sipas tij ka rezultuar e suksesshme. Ai theksoi se mafia shqiptare ka lidhje të ngushta me mafien e Italisë, e njohur ndryshe si “Ndrangheta”.
“Me kriminalitetin e Ndrangheta krimi shqiptar ka lidhur marrëveshje punojnë shpesh të dyja palët dhe organizata zhvillohet mbi një territor të tërë evropian, mbi portet e Evropës, organizatat marrin sasi të mëdha kokaine të eksportuara që kthehen në pasuri që shtrihen jo vetëm në Evropë. Organizata italiane “Ndrageta” e ka shtrirë edhe në Kanada, Amerikë veprimtarinë e saj. Ajo ka baza të fuqishme dhe kjo e bën të mundur të jetë shumë e përhapur e të vërë mënjanë një pasuri shumë të madhe.Me angazhimin që Italia ka treguar në luftën kundër krimit mafioz në vitet 80-90 por edhe kundër grupeve të tjera kriminale Italia ka fituar një legjislacion shumë të fuqishëm, aty ku u mendua që të gjendeshin mënyra specifike për luftën ndaj mafies.
Italia po përpiqet ta përhapë si konfiskimi parandalues që është mjet shumë i duhur për të goditur pasuritë mafioze, ai politikan qe e hartoi legjislacionin u vra nga mafia dhe parlamenti priti deri sa u vra dhe prefekti i Plermos dhe më pas parlamenti miratoi një ligj themelor që përmirësoi mjetet, por duhet të ndodhte edhe ngjarja e rëndë ku u vra gjyqtari Falcone me eskortën e tij që të miratoheshin dispozitat ligjore, që ka të bëjë me regjimin në burg të posacëm për ata që kanë kryer vepra penale mafioze.
Drejtësia shqiptare është duke përshkuar një rrugë të ngjashme me atë të Italisë, duhet ndaluar mafia që të vazhdojë të qeverisë e të mbajë lidhjet me jashtë. Të burgosurit duhet të kenë një ndërprerje totale me të gjithë lidhjet jashtë, të ndërpriten bisedat dhe të ndiqen bisedat moment pas momenti. Ky mjet i fuqishëm, burgimi me regjim të posaçëm, do flasim sot edhe në lidhje me menaxhimin e pasurive të sekuestruara që ka rëndësi të madhe për të luftuar mafie”-tha ai.