image Prokurori i Specializuar në seancën ndaj Gucatit dhe Haradinajt: S’ka rëndësi se si i morën dokumentet konfidenciale

Drejtësi

Prokurori i Specializuar në seancën ndaj Gucatit dhe Haradinajt: S’ka rëndësi se si i morën dokumentet konfidenciale

news image

Është duke vazhduar seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale ndaj kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit, Nasim Haradinaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë seancës, Prokurori i Secializuar tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar i akuzon ata për publikimin e informacioneve konfidenciale.

Sipas tij, në këtë kontekst, nuk ka rëndësi se si ata i kanë marrë informacionet në fjalë, teksa shtoi se akuzat e mbrojtjes se ZPS ka gisht në këtë punë, janë të pabazuara dhe nuk faktohen.

Se si ata morën informacionin nuk ka rëndësi, nuk akuzohen. Ata akuzohen për publikimin e tyre. Ne duam të theksojmë se në qoftë se ZPS-ja kishte ndonjë provë se të akuzuarit kishin ndonjë provë se ishin nxitur nga zyra jonë, do të duhej të nxirrej. Fakti që mbrojtja nuk ka prova të tilla, tregon se nuk ekziston një provë e tillë”, tha prokurori i çështjes./Gazeta Sinjali/