Është duke u mbajtur seanca gjyqësore në Hagë, ku është paraqitur për herë të parë Hashim Thaçi.
Prokurori i Gjykatës Speciale ka treguar se për çfarë akuzohet Thaçi, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ndjekje, krim kundër njerëzimit, burgosje, ndalim arbitrar, krim lufte, akte të tjera çnjerëzore, torturë, krim lufte, vrasje”, janë disa nga krimet e përmendura nga prokurori.
Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020.