image Prokurori i rastit "Syri i Popullit", heq dorë nga akuza ndaj Sabit Berishës dhe Lirie Luzhës

Drejtësi

Drejtësi/ Prokurori i rastit “Syri i Popullit”, heq dorë nga akuza ndaj Sabit Berishës dhe Lirie Luzhës

news image

Prokurori special i rastit “Syri i Popullit”, Sylë Hoxha, në fjalën e tij përfundimtare, tha se në mungesë të provave, heq dorë nga ndjekja penale ndaj të akuzuarve të këtij rasti: Sabit Berishës dhe Lirie Luzhës.

Lidhur me të akuzuarit tjerë, Hoxha, tha se nga kjo aktakuzë pas mbajtjes së shqyrtimeve gjyqësore, konsideron se aktakuza ndaj të akuzuarve është e vërtetuar në tërësi.

Të akuzuar në rastin “Syri i Popullit”, mbesin :Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana./Gazeta Sinjali/