image Prokurori i rastit: Bedri Rexhepi u vra për 30 mijë euro, ngritet aktakuzë ndaj dy personave

Drejtësi

Prokurori i rastit: Bedri Rexhepi u vra për 30 mijë euro, ngritet aktakuzë ndaj dy personave

news image

Prokurori Armend Hamiti që ka hetuar rastin e zhdukjes së biznesmenit nga Lipjani Bedri Rexhepi, në një konferencë për media ka zbuluar se është vërtetuar dyshimi se viktima është vrarë në bashkëkryerje nga dy persona për motive të ulëta, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ka konfirmuar se mbetjet mortore që janë gjetur në Novobërdë janë të Bedri Rexhepit, biznesmenit që është raportuar si i zhdukur qe 1 vit e gjysmë.

“Dje kam informuar familjarët e viktimës se është vërtetur identiteti i i viktimës. Pas hetimit sigurimit të të gjitha provave, kam arritur të vërtetoj dyshimin e bazuar. Është ngritur aktakuzë ndaj Jeton Vllasaliu për vrasje të rëndë në bashkëkryerje dhe dëmtimi i kufomave siç parashihet me Kodin Penal. Motivi për fat të keq është i ulët. Sipas hetimit që ka zgjatur rreth 18 muaj vrasja ka ndodhur për shkak të përftimit material, shuma 30 mijë euro të cilët të akuzuarit kanë dyshuar se Bedri Rexhepi i posedon.”, tha Hamiti, raporton Sinjali.

Lidhur me zhdukjen e Bedriut, Policia ka arrestuar Jeton Vllasaliun, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rrëmbimin e tij. Më vonë janë arrestuar edhe vëllai dhe kunata e Vllasaliut.

/GazetaSinjali/