image Prokuroria nis hetimet për ndejën në Bajgorë që ju kushtoi me suspendim dy zyrtarëve të lartë

Prokuroria nis hetimet për ndejën në Bajgorë që ju kushtoi me suspendim dy zyrtarëve të lartë

news image

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet për ndejën në bjeshkët e Shalës së Bajgorës që ju kushtoi me supsendim komandatit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri dhe ushtruesit të detyrës së Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë do të merr masa për zbardhjen e këtij rasti. Kanë filluar hetimet, është duke punuar në këtë drejtim”, ka thënë Preteni.

Suspendimin e Burim Buleshaj e ka konfirmuar Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes email-it.

“Lidhur me rastin në fjalë, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka vendosur për pezullim të përkohshëm nga puna të U. D Drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë, dhe njëkohësisht ka ngritur komision hetimor lidhur me këtë çështje”, thotë SHKK në përgjigje.

Burim Bushkelaj është suspenduar nga puna për shkak të masave të shkelura të vendosura nga qeveria për mospjesmarrje në organizime dhe distancës sociale në kohë pandemie.

Në një aktivitet që dyshohet se ka ndodhur të shtunën, Burim Buleshkaj nën shoqërinë e vëllait të Presidentit Hashim Thaçi, Shefit të Njësive Speciale Amir Gërguri dhe disa personave të tjerë është parë në një fotografi duke pirë birra./Gazeta Sinjali/