image “Proka” përmbyll sonte Ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit

Kosovë

Përkujtim/ “Proka” përmbyll sonte Ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit

news image

Sonte në Cineplexx  shfaqet filmi ‘Proka’ në kuadër të ditëve të filmit që po mbahen në nderim të aktorit të mirënjohur kosovar Faruk Begolli në 12 vjetorin e  vdekjes.

“Proka” do të shfaqet prej orës 20:00 ndërsa hyrja është gratis. Ky projekt kinematografik është ndër tre filmat e përzgjedhur në të cilët luan aktori Faruk Begolli.

Adhuruesit e artit të shtatë gjatë dy ditëvë të kaluara kanë pasur rastin të shikojnë filmat  e tjerë  ‘Era dhe Lisi’ dhe ‘Kur Pranvera Vonohet’.

Ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit organizohen nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës, për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit.

Faruk Begolli është një ndër figurat më të rëndësishme të Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare dhe njëri ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi. Faruk Begolli ka studiuar në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku ka diplomuar në vitin 1966. Është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë. Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966), për të bashkëpunuar pastaj me regjisorin Purisa Dordevic në filmat e tij ‘Podne’ (Mesditë), ‘Jutro’ (Mëngjesi) dhe ‘San’ (Ëndrra). Rrolet e tij të spikatura përfshijnë ‘Bitka na Neretvi’, ‘Cuvar plaze u zimskom periodu’ dhe Dervis i Smrt (Dervishi dhe Vdekja), si dhe rrolet në filmat e njohur Kosovar të viteve të 70ta dhe 80ta si ‘Kur pranvera vonohet’ (1980), ‘Era dhe Lisi’ (1979), ‘Të Ngujuarit’ (1972), ‘Si të vdiset’ (1972), ‘Proka’ (1984) etj. /Sinjali/