image Profili i mediave serbe për Albin Kurtin: Njeriu që u maskua si grua për t’i ikur arrestimit

Kosovë

Profili i mediave serbe për Albin Kurtin: Njeriu që u maskua si grua për t’i ikur arrestimit

news image

Mediumi serb, blic.rs, i ka bërë një profil kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, i cili nga ky medium po cilësohet si kandidat serioz për postin e kryeministrit të Kosovës. Përderisa kanë folur pwr aktivitetet e tij që nga themelimi i VV-së, ky medium është lëshuar në spekulime duke thënë se Kurti ishte veshur si grua duke i ikur arrestimit nga policia serbe.

Shkruan se Kurti kishte tentuar t’i ikte arrestimit nga forcat serbe duke u maskuar si grua.

“Kurti u përpoq të largohej nga vendi në atë kohë duke e maskuar veten si grua, por kjo nuk pati sukses. Ai u arrestua nga policia serbe. Ajo çfarë ndodhi më pas është se ai së bashku me qindra persona të tjerë pas tërheqjes së forcave serbe në vitit 1999 u transferuar jashtë Kosovës, më saktë në burgun e Pozherevcit”, ka shkruar për Kurtin ky medium.

Më tutje, mediumi serb, Kurtin e konsideruar si përkrahës së “Shqipërisë së Madhe”, duke aluduar në dëshirën e tij për bashkim kombëtar. Aty thuhet se është arrestuar disa herë edhe nga Policia e Kosovës për shkak të veprimeve të tij.

Në profilin e Kurtit theksohet një problem për Lëvizjen Vetëvendosje, ku sipas tyre edhe pse në zgjedhjet e kaluara kishte marrë më së shumti vota, përsëri kishte mbetur në opozitë. Theksohet se partia e Kurtit do ta ketë përsëri problem koalicionin me një parti tjetër.

Aty thuhet se Kurti është mjaftë aktiv në jetën politike si dhe është i njohur edhe për hedhjen e gazit lotsjellës. Ky medium ka përmendur gazin lotsjellës të përdorur nga partia e Kurtit për të parandaluar miratimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Blic.rs, më tutje kujton Kurtin si person që kishte kundërshtuar regjimin e Sllobodan Millosheviqit. Aty ai ishte arrestuar ku kishte kaluar vite në burgun e Lipjanit dhe Pozharevcit.

Në profilin e Kurtit janë kujtuar edhe aksionet e Lëvizjes Vetëvendosje. Kujtohen mbishkrimet kundër negociatave me Serbinë si dhe aksioni ndaj veturave të UNMIK-ut.

Sidoqoftë, ajo që ndodhi ishte se ai ishte një nga qindra të cilët, pas tërheqjes së vitit 1999 të forcave serbe nga Kosova, si i burgosur u transferua në territorin jashtë Kosovës, më saktë në burgun e Pozharevacit.

Në profilin e Kurtit janë kujtuar edhe aksionet e Lëvizjes Vetëvendosje. Kujtohen mbishkrimet kundër negociatave me Serbinë si dhe aksioni ndaj veturave të UNMIK-ut./Sinjali/