image Profesori që botoi librin me 40 intervista me pedofilë: U keqinterpretua vetëm pse jam transgjinor

Botë

Profesori që botoi librin me 40 intervista me pedofilë: U keqinterpretua vetëm pse jam transgjinor

news image

Profesori Allyn Walker, në Universitetin e Virxhinias, ka njoftuar se do të jap dorëheqje pas kërcënimeve të bëra për librin e tij të botuar së fundmi.

Libri i tij përfshinë intervista të më shumë se 40 të rriturve që tërhiqen seksualisht nga të miturit, shkruan Associated Press, transmeton Gazeta Sinjali.

Universiteti pritet të marrë vendim që ta largonte nga puna profesorin Walker, për shkak të librit të tij që u cilësua seksual.

Sipas profesorit, libri argumenton se destigmatizimi i kësaj tërheqjeje do të lejonte më shumë njerëz të kërkojnë ndihmë dhe të zhvillojnë strategji përballuese kundër kryerjes së krimeve dhe në fund të parandalojnë abuzimin seksual të fëmijëve, pasi që ka shumë pedofil nëpër botë.

“Ky hulumtim u keqinterpretua nga disa në media dhe në internet, pjesërisht mendoj se në bazë të identitetit tim trans, u keqinterpretua,” tha në një deklaratë profesori i Universitetit Old Dominion, Allyn Walker.

Ndërkaq, parathënia e librit përmendte kohën e Walker-it, si një punonjës social që këshillonte viktimat e sulmeve seksuale, disa prej të cilëve ishin fëmijë.

Walker është një asistent profesor i sociologjisë dhe drejtësisë penale në universitetin e Virxhinias./GazetaSinjali/