Profesori nga Tirana, Ermal Hasimja ka reaguar lidhur me mbylljen e kufirit Kosovë- Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai thotë se qeveria në detyrë nuk ka bërë asnjë njoftim për mbylljen e kufirit shqiptar. Kështu, thotë se ka bërë kot gjashtë orë rrugë, pa e ditur se është mbyllur kufiri për shqiptarët e Shqipërisë.
“Të dh…..patriotizmin o Albin Kurti! Edhe policëve kosovarë të kufirit u vjen turp prej qeverisë së vet. Ndërkohë kufiri me Serbinë në Merdare i hapur për serbët”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/