image Profesori në Serbi paralajmëron bllokadë dhe grevë për shkak të mungesës së dialogut nga autoritetet

Rajon

Profesori në Serbi paralajmëron bllokadë dhe grevë për shkak të mungesës së dialogut nga autoritetet

news image

Profesori i Fakultetit të Filozofisë, Oliver Toshkoviq, ka deklaruar se, për shkak të refuzimit të autoriteteve në Serbi për dialog, profesorët do të marrin masa më të ashpra, duke përfshirë bllokimin e institucioneve.

Në një intervistë për N1, ai tha se pas shtatë muajsh grevë pa arritur marrëveshje, fakulteti nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të nisë një grevë formale dhe të rrisë presionin në rrugë.

Toshkoviq shtoi se të hënën do të mblidhen për të organizuar bllokadat, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për shqetësimet që mund të shkaktohen gjatë protestave.

“Kemi qenë në grevë për shtatë muaj. Nuk ka dëshirë (të autoriteteve) për të hyrë në negociata, dhe pas shtatë muajsh nuk dimë më çfarë të bëjmë. Tani po përpiqemi të hyjmë në një grevë zyrtare dhe formale dhe të rrisim presionin në rrugë”.

“Do të mblidhemi të hënën dhe do të bllokojmë punën e institucioneve. Na vjen keq që po bllokojmë kryqëzimet, jetën e qytetarëve për një kohë të gjatë. Duhet të fillojmë të bllokojmë institucionet. Teksa ata rrisin presionin, edhe ne do të rrisim”, tha Toshkoviq, raporton N1.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/