image Profesori italian: Problemi Kosovë-Serbi të zgjidhet në bazë të situatës e jo me modele të gatshme

Politikë

Profesori italian: Problemi Kosovë-Serbi të zgjidhet në bazë të situatës e jo me modele të gatshme

news image

Profesori i historisë bashkëkohore në Universitetin e Veronës, Giovanni Bernardini ka thënë se porosia që mund të marrë Kosova nga përvoja e Tirolit të Jugut ka për qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Serbinë, duke mos marrë modele të gatshme nga jashtë.

Sipas Bernardinit arritja e marrëveshjes për paqe në Tirolin e Jugut ka marrë me dhjetëra vite dhe kohëzgjatja e mosmarrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të shihet si diçka negative.

“Zgjidhja kryesore që mund të bëjnë nga modeli i Sud Tirolo, është se kur kemi probleme për rastet etnike duhet ta gjejnë një zgjidhje duke u bazuar në vendin, situatën dhe jo duke marrë modele të gatshme nga jashtë. Me këtë duhet të vihen me ide të reja, inovative. Këtu komuniteti ndërkombëtar mund të ketë një rol shumë të mirë që të dy palët e përfshira në këto kundërshtime ta gjejnë një marrëveshje paqësore”, tha Bernardini.

Pos tjerash, ai ka thënë se komuniteti ndërkombëtar mund të ketë rol të mirë për të ndihmuar të zgjidhet një marrëveshje paqësore, derisa shtoi se të dy vendet duhet të mos vazhdojnë me rritjen e tensioneve por të ulën dhe të gjejnë një marrëveshje që në fund e ardhmja të jetë në BE.

“Qasja e komunitetit ndërkombëtar dhe BE-së ndaj akterëve të përfshirë në çështje etnike, duhet të jetë një çasje pozitive që e lehtëson dialogun, mirëkuptimin mes tyre. Gjithashtu, në një mënyrë tjetër duhet edhe t’u jep një perspektivë për hyrjen, aderimin e tyre në BE, sepse në një mënyrë kjo duhet të jetë si një çmim për palët e interesuara, në mënyrë që të mos vazhdohet me rritjen e tensioneve por që të ulen, të gjendet një mirëkuptim, marrëveshje dhe në fund e ardhmja e tyre të jetë në BE”, ka shtuar ai. /KP/

/GazetaSinjali/