image Profesori i UP-së riemërohet në Komisionin e Venecias të Këshillit të Evropës

Arsim

Profesori i UP-së riemërohet në Komisionin e Venecias të Këshillit të Evropës

news image

Profesori i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, është riemëruar për një mandat të dytë si anëtar i Komisionit të Venecias së Këshillit të Evropës.

Profesor Qerimi tashmë është i zgjedhur nga Komisioni i Venecias edhe si kryesues i Nënkomisionit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. Në këtë cilësi, ai është anëtar i Byrosë së Zgjeruar të Komisionit të Venecias, organit qeverisës të komisionit.

Gjithashtu, Qerimi ka shërbyer si raportues i angazhuar nga Komisioni i Venecias për një numër çështjesh, përfshirë për draft-kushtetutën e Kirgizistanit dhe një numër reformash legjislative të lidhura me Bullgarinë.

Në katër vitet e fundit, Komisioni i Venecias ka miratuar tetë opinione të ndryshme në lidhje me Republikën e Kosovës për çështje nga Projektligji për Aktet Juridike dhe Projektligji për Qeverinë e Republikës së Kosovës deri te, së fundmi, Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Koncept Dokumentin për Vetingun e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, si dhe projekt-amendamentet kushtetuese për të njëjtën çështje.

/GazetaSinjali/