image Profesori i akuzuar për ngacmime seksuale mohon gjithçka, i quan 'të shtrembëruara' deklaratat 

Arsim

Profesori i akuzuar për ngacmime seksuale mohon gjithçka, i quan ‘të shtrembëruara’ deklaratat 

news image

Këshilli i Etikës është duke e mbajtur seancën ku po dëshmon për herë të dytë profesori në Fakultetin e Edukimit, Xhevat Krasniqi, i cili po akuzohet nga studentet për ngacmim seksual.

Në seancë të pranishëm janë edhe gazetarët, mirëpo nuk po lejohet xhirimi.

Siç po raportohet, Krasniqi ka mohuar akuzat e studenteve për ngacmim seksual dhe ka thënë se “shprehjet janë shtrembëruar, nuk janë siç thonë studentet”.

“Shprehjet komplimentuese janë shpifje. Si mund të hakmerrem unë ndaj studenteve, kur gjithmonë ja u kam dhënë mundësinë për provime, nëse shkoni në fakultete tjera nuk janë këto mundësi. Asnjëherë nuk i kam detyru asgjë”, ka thënë Krasniqi.

/GazetaSinjali/