image Profesioni që paguhet më së shumti në Zvicër

Evropë

Profesioni që paguhet më së shumti në Zvicër

news image

Pagat zvicerane janë me të vërtetë më të larta se pothuajse kudo tjetër në Evropë, shkruan 20minute.

Por puna më e paguar në Zvicër është “Zyrtar Kryesor Financiar”, i cili ka një pagë mesatare mujore prej 14,231 franga, që i bie afër 13 mijë euro. Kjo llogaritet paga më e lartë tani për tani në Zvicër.

Nga ana tjetër, pilotët janë gjithashtu shumë të paguar – pavarësisht ndikimeve të koronavirusit – ata paguhen mes 8,365 deri në 9,361 franga, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa mjekët fitojnë një pagë prej 8,076 franga, ndërsa një ”kryemjek” ka pagën 13,030 franga në muaj.

Menaxherët e kredive dhe rreziqeve marrin pagë 8,788 franga në muaj.

Mësuesit në Zvicër fitojnë 6,647 franga në muaj (Kopsht fëmijësh) dhe mësuesit e klasëve më të larta kanë 7,093 dhe 7,516 franga në muaj në shkollën fillore ose të mesme.

/GazetaSinjali/